Familja TOPTANI                                                                                                                                                                                   Copyright2004@Toptani

 

Pėr Toptanasit qė deshėn aq shumė Shqipėrinė

Historiku

Pema e Familjes

Fotografi tė Familjes

Said Toptani

Murat Toptani

Sherif Toptani

Enver Toptani

Shadan Toptani

Ihsan Toptani

Vėllezėrit Frashėri

Tituj Librash

Linke tė tjera

Historiku i Familjes Toptani

 

 TOPTANI, Said

 

 TOPTANI, Murat

 

 TOPTANI, Enver

Ėshtė njė nga djemtė e patriotit Murat Toptanit dhe Asijes, i cili ka lindur mė 10 korrik 1908, nė qytetin e Konies (Turqi), ku ishin internuar familjarisht, para shpalljes sė Hyrjetit turk.

Kthehen familjarisht nga internimi, nė Tiranė dhe nė vitin 1914, kur nė Shqipėri ishte Princ Vidi, Enveri sė bashku me vėllezėrit e tij, me kushurinjtė e kushurirat dergohen nė Austri pėr tė filluar e mbaruar shkollat fillore austriake.

 

Enveri kryen shkollen private, ne Krems, pranė Vienės dhe mė 1920 kthehet ne atdhe, nė moshėn 12 vjecare. Me hapjen e Shkollės Teknike Amerikane nė Tiranė, Enveri e fillon atė mė 1922 dhe e mbaron mė 1928. Po kėtė vit dėrgohet pėr studimet e larta, pėrsėri nė Austri, duke vazhduar Shkollėn e Lartė Teknike, nė inxhinierinė e ndėrtimit nė specialitetin e arkitekturės. Pėr arėsye familjare nė vitin 1930 ndėrpret studimet e kthehet nė atdhe.

 

Pėr 16 vite rradhazi Enveri merret me administrimin modern tė pronave te tij bujqėsore, nė Kamėz deri nė shtetėzimin e tyre. Pas vitit 1946 fillon tė punojė si teknik gjeometėr nė Ministrinė e Punėve Botėrore, duke u marrė me dekoracionet e disa objekteve tė rėndėsishme shtetėrore, kulturale, sociale, me zbukurimet e bulevardeve me skulptura si psh. Bulevardi Vlorė-Skelė, lulishtet e Kombinatit Tekstileve Tiranė, etj. Pas 1954 transferohet si shef reparti i pikturės dhe i skulpturės, nė ndėrmarrjen e Mjeteve Mėsimore, ku kontribuon pėr 16 vjet nė pėrgatitjen e qindra mjeteve mėsimore qė i shėrbyen arsimit shqiptar.

 

Del nė pension nė vitin 1970 dhe pikėrisht nė kėtė kohė dekorohet me Urdhėrin e Punės, Klasit III.

Vdiq mė 5 Maj 1980

-----------------------

 

 TOPTANI, Ibrahim

Ka lindur nė Tiranė mė 14 mars 1908, nė familjen e Refik Toptanit dhe Zybejdese.

Pak kohė pas okupacionit austro-hungarez tė vendit, me kontigjentin e parė tė studentėve shqiptarė qė dėrgohen nė Autri shkojnė edhe disa djem tė familjes Toptani e midis tyre Ibrahimi 8 vjecar. Mbaron shkollėn fillore mė 1922 dhe menjėherė fillon gjimnazin real tė Gracit tė cilin e perfundoi mė 1928.

 

Mė 1928 fillon Fakultetin e Mjeksisė tė Universitetit tė Gracit, tė cilin nuk e mbaron mbasi vdes, pas njė sėmundje tė shkurtėr mė 1930.

-----------------------

 

 Dr. TOPTANI, Ihsan

Ėshtė njė nga djemte e patriotit shqiptar, Abdi Toptanit, tė vrarė nga Italianėt dhe Pashos.

I lindur nė Tiranė, gusht 1908, qysh nė moshė tė vogėl sė bashku me vėllezėrit e kushurinjtė Toptanas, dėrgohen nė Austri pėr studime, pikėrisht nė Grac. Vazhdon dhe mbaron gjimnazin klasic tė Gracit, nga 1920 deri mė 1928. Mė pas vazhdon fakultetin e shkencave politike tė Universitetit tė Gracit dhe e mbaron duke mbrojtur doktoraten mė 1940. Tema e doctoratės ishte “Mendime (opinione) ekonomiko-ushtarake kontradiktore lidhur me drejtimin e politikės gjermane tė tregtisė sė jashtme pėrpara Luftės sė Dytė Botėrore”.

 

Mbas mbrojtjes sė diplomės qėndron edhe dy vite tė tjera nė Austri dhe kthehet nė Shqipėri mė 1942. Merr pjesė aktive nė veprimtarinė e Legalitetit dhe nė tetor 1944, emigron jashtė vendit pas Abaz Kupit.

Qėndron nė Itali deri nė vitin 1947, duke shėrbyer nė redaksinė e revistės “New Week”. Mė pas kalon nė Angli, ku shėrben 17 vjet rradhazi nė seksionin shqiptar tė BBC. Del nė pension mė 1968 dhe vazhdoi tė jetonte nė Londėr.

Vdiq nė vitin 2002.

-----------------------

 

 TOPTANI, Petrit

Ka lindur nė Tiranė mė 23 prill 1913 nė familjen e Refik Toptanit dhe Zybejdesė.

Nė moshėn 7 vjecare, Petriti dėrgohet nga familja pėr tė kryer studimet nė Austri. Shkollėn fillore dhe parapėrgatitore e fillon nė Freystadt mė 1924 dhe e mbaron nė Stajer mė 1929. Fillon shkollėn teknike pėr mekanikėn bujqėsore nė Mittweide, tė cilėn e pėrfundon mė 1935. Kthehet nė atdhe dhe nė vitet 1935-1936 mbaron shkollėn e plotėsimit pėr oficer.

 

Nga 1936 deri nė mbarim tė luftės merret me mekanikėn bujqėsore qė punonte nė pronat e familjes sė tij.

Mbas luftės fillon tė punojė nė ndėrmarrjet mekanike tė qytetit. Fillon nė repartet anekse tė uzinės “Partizani” qė prodhonte pajisje tė mekanikės bujqėsore, ku punon pėr shumė vite, por detyrohet tė kryejė edhe shumė punė tė ndryshme mekanike qė kėrkonin kualifikim tė lartė, sic ishte meremetimi i pajisjeve mjeksore etj.

 

Del nė pension mė 1973 dhe vdes nė Tiranė mė 5 Gusht 1990.

-----------------------

 

 Ing. TOPTANI, Sherif

Ėshtė djali i dytė i patriotit tė shqyar shqiptar i Murat Toptanit dhe i Asijes (e bija e Naim Frashėrit), i lindur mė 1901 nė Konie tė Turqisė, ku familja e tyre ishte e internuar nga Sulltani Abdyl Hamiti. Mė 1908 familja e Murat Toptanit pas shpalljes sė Hyrjetit, lirohet nga internimi dhe vjen nė Tiranė, ku Sherifi 7 vjecar fillon shkollėn fillore tek Mati Logorecit. Nė moshėn 13 vjecare sė bashku me vėllezėrit e kushurinjtė e tij dėrgohet pėr tė vazhduar studimet nė Austri. Sėrishtazi vazhdon e mbaron nė Krems shkollėn fillore mė 1920 dhe po nė kėtė vit kalon nė Grac ku fillon dhe mbaron gjimnazin real tė kėtij qyteti. Mbas mbarimit tė gjimnazit mė 1928, Sherifi duke menduar pėr shfrytėzimin sa mė racional tė pasurive nėntokėsore tė vendit tonė, studion dhe mbaron fakultetin e shfrytėzimit tė naftės mė 1933.

 

Po nė kėtė vit, tashmė njė kuadro i pėrgatitur thellėsisht nga pikėpamja shkencore, i edukuar pėr gati 20 vjet me edukaten austriake, kthehet nė atdhe dhe punėsohet nė Shoqėrinė italo-shqiptare AIPA tė Kucovės si inxhinier nafte. Ing. Sherif Toptani ka qenė njė specialist me kualifikim tė thellė, me ndėrgjegje tė lartė e me vetmohim tė madh qė i ka shėrbyer ekonomisė shqiptare mbi 32 vite pune. Ing. Sherif Toptani ėshtė autor i qindra projekteve, novacioneve e shpikjeve tė aplikuara me sukses nė nxjerrjen e pėrpunimin e naftės.

 

Mbas luftės vashdoi tė punojė nė ndėrmarrjet shtetėrore tė shfrytėzimit tė naftės edhe paralelisht ka dhėnė mėsim nė Teknikumin e Naftės, nė Kucovė. Mė 1957 bėhet ideatori i shuarjes sė zjarrit nė pusin e Naftes nė Marinėz tė Fierit. Ing Toptani ėshtė projektuesi kryesor i uzinės pėr pėrpunimin e naftės nė Kucovė, ndėrtuar nė vitet 1960-62.

 

Mė 1961 del nė pension, por vazhdon tė punojė me orar tė reduktuar pėr tė kontribuar nė zgjidhjen e problemeve tė vėshtira tė industrisė sė naftės.

Vdiq mė 1965 nė zyrėn e tij, papritmas.

-----------------------

 

 Familjet TOPTANI nė kohėn e Princ Vidit mė 1914 dėrguan nė Austri pėr tė filluar dhe vazhduar shkollat si dhe pėr tė edukuar me edukatėn e kulturėn austriake fėmijėt e tyre tė vegjėl, djemtė e vajza. Kėshtu Murat Toptani qė mė 1916 i jepet grada kapiten i ushtrisė austro-hungareze, dėrgon nė Austri Shadanin 12 vjecar, Alajdinin 10 vjecar, Hasanin 8 vjecar, sė bashku me djemtė mė tė mėdhenj Sherifin dhe Enverin, biografitė e tė cilėve i kemi trajtuar.

Patrioti Abdi Toptani pėrvec djalit Ihsan, dėrgon edhe dy vajzat e tij Hyqmeten dhe Zenepen.

Refik Toptani pėrvec Petritit dhe Ibrahimit dėrgon edhe vajzėn Ganimete.

Ndėrsa Zija Toptani dėrgon djalin e tij, Atifin dhe Fuati tė birin Myzaferin edhe sė fundi Hamidi dėrgon Fiqiriun.

 

 Shandani nė moshėn 16 vjecare, mė 1920 pas 6 viteve nė Austri mbasi ka mbaruar nė Vjenė Volkschulen fillore, dėrgohet nė Itali pėr tė vazhduar studimet nė Milano nė Akademinė e Arteve tė Bukura. Mbas mbarimit tė studimeve ėshtė marrė me pronat e shumta tė familjes, ndėrsa mbas luftės e deri nė daljen ne pension, ka punuar si piktor, dekorator, skenograf nė Teatrin e Operas nė Tiranė.

Vdiq mė 1979 nė Tiranė nė moshėn 77 vjecare.

-----------------------

 

 Alajdini, i datėlindjes 1904, mbas mbarimit nė Volkschules nė Vjenė, kthehet nė atdhe dhe me hapjen e shkollės teknike amerikane bėhet nxėnes i saj nė degėn bujqėsore. Mbas mbarimit tė shkollės sė mesme nė Tiranė, dėrgohet pėr studime tė larta agronomike nė Itali, nė Bolonjė. Mbaron studimet agronomike mė 1936 dhe kthehet nė Tiranė, nė Shqipėri pėr tu marrė me administrimin e pronave tė shumta (tokė, pyje e kullota). Mbas mbarimit tė luftės ka shėrbyer si agronom e si kryeagronom nė shumė ndėrmarrje bujqėsore e shtetėrore e nė mėnyrė tė vecantė nė NB Kamėz. Del nė pension mė 1964 dhe vdes nė Tiranė mė 1977 nė moshėn 73 vjecare.

-----------------------

 

 Hasani, mbasi mbaron shkollėn fillore Volkschule nė Vjenė mė 1921, kthehet nė atdhe nė moshėn 15 vjecare. Futet edhe ky nė shkollėn teknike amerikane tė Tiranės, por nė profilin e mekanikės bujqėsore, mbas mbarimit tė saj dergohet nga familja nė Itali nė Vogra pėr tė studiuar pėrsėri mekanikė bujqėsore, duke u pėrgatitur kėshtu pėr shfrytėzimin dhe mirėmbajtjen e makinerive bujqesore, qė pronarėt e tokave nė Shqipėri po fillon t’i futnin nė pėrdorim nė fermat e tyre. Mbas mbarimit tė studimeve kthehet nė atdhe edhe sė bashku me vėllezėrit e tij Alajdin dhe Enver, merret me shfrytėzimin e tokave te tyre. Mbas clirimit shėrben pėr njė kohė tė gjatė si specialist i Uzinės mekanike bujqėsore nė Shkozet-Durrės. Del nė pension mė 1966 dhe vdes nė Durrės mė 1972.

-----------------------

 

 Atifi dhe Fiqiriu dėrgohen nė Austri nė moshėn 15 e 16 vjecare, mė 1914, pėr tė studjuar nė shkollėn ushtarake nė Kadetenschule nė Innsbruk. Mė 1919 kthehen nė atdhe dhe mė 1921 dėrgohen nga familja nė Itali. Ndėrsa Atifi nė Voghera pėr agronomi, Fiqiriu nė Modena pėr tė vazhduar studimet ushtarake.

Mbas mbarimit tė studimeve, Atifi punoi me pronat e tij e mbas luftes ka qenė agronom frutikulture nė Tiranė e Elbasan.

Fiqiriu mbaroi studimet e u caktua oficer, por vdes i ri ne Tirane mė 1932.

Vajzat e familjeve Toptanase: Ganimeti, Zenepe, Hyqmete, qė u pėrmendėn mė lart, nė Austri kanė kryer shkollat fillore me elemente tė ekonomisė shtėpiake, duke u bėrė amvisa dhe edukatore tė mira jo vetėm tė fėmijėve tė tyre por edhe tė farefisit e tė femijėve tė lagjeve.  


__________________________________________________________________________________________________________________________________________

faqja kryesore | historiku | pema e familjes | fotografi tė familjes | Said | Murat | Sherif | Enver | Shadan | Ihsan | vėllezėrit Frashėri | tituj librash | linke tė tjera

contact us:

email : webmaster

fillimi i faqes ^